Teuta barazoi me Vllazninë në “Elbasan Arena” dhe pas ndeshjes trajneri Renato Arapi foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Ka vend për përmirësim. Gjatë këtyre ditëve jemi marrë me pjesën e mbrojtjes, shpresoj të bëjmë më mirë në këtë pjesë në javët në vazhdim.
Ekipi ka pësuar gola ndeshjet e fundit, kështu që menduam të bëjmë një lojë të ekuilibruar. Në pjesën e dytë tentuam ta fitonim ndeshjen”.
“Fati na mungoi te rasti i Kevin. Në momente decisive kemi probleme me vendosjen mbrapa, do mundohemi ta rregullojmë këtë problem”.
“Ne kemi shënuar në çdo ndeshje. Sot tentuam ta fitonim ndeshjen, futëm të gjithë lojtarët me tipare sulmuese, tentuam të merrnim krahët, por nuk e arritëm.
Duhet të bëjmë më mirë në pjesën e mbrojtjes, ky është problemi jonë, por kemi bërë më mirë se në të kaluarën, i ruajtëm ekuilibrat”.
“U munduam që t’i linim anësorët përpara, për të ruajtur ekuilibrat me mesfushorët qendrorë. Uroj të përmirësohemi në vazhdimësi te manovra sulmuese dhe mbrojtëse, sidomos tek e dyta”, tha Arapi. / abcnews.al