Nga Ema Shasivari
Këto që shihni në video janë pacientë që paraqiten në gjendje të rëndë në spitalin infektiv. Prej më shumë se dy muajsh, mjekët thonë se po hasin raste agresive të virusit tek moshat e reja.
Infeksionistja Elda Qyra, thotë se çdo ditë shtrohen rreth 15 pacientë në spital. Kohët e fundit vihet re që raporti i të vaksinuarve dhe të pa vaksinuarve ka ndryshuar.
Në raste të caktuara në spitalin infektiv marrin ndihmë mjekësore edhe pacientë post COVID.
Ka shumë shumë pacientë të cilët vendosin ta vazhdojnë trajtimin në spitalet private, duke lënë infektivin./abcnews.al