137 kg kokainë në Portin e Durrësit, dënohet me 10 vite burg Altin Myslihaka dhe 8.4 vite Bega

schedule14:03 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 14:03 - 3 Dhjetor, 2021

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për 137 kg kokainë që u kap në portin e Durrësit dy vite më parë. Mësohet për Altin Myslihakën GJKKO dha 15 vjet burg, nga gjykimi shkurtuar 10 vjet burgim. Ndërsa 12.6 vite burg u dhanë për Adrian Begën, nga gjykimi shkurtuar 8.4 vjet burgim.

Kokaina e kapur në Durrës vinte nga Greqia. Vijon të jetë ende në kërkim për këtë çështje Gentjan Maldini dhe për këtë shkak është pezulluar për një vit procesi ndaj tij.

Malindi është konsideruar nga hetimet si personi që ka dalë garant për të marrë drogën nga kontejneri e më pas për ta dërguar në destinacionin e përcaktuar nga grupet kriminale. Gjatë transportit Malindi, ka zbuluar se në pakot ku mendonte se kishte kokainë ishte futur oriz dhe lokalizues satelitor, duke e hedhur çantën menjëherë nga automjeti që ishte në vëzhgim nga Forcat Operacionale Speciale.

Prokuroria ka dyshime se të implikuar në trafikimin e 137 kg kokainë janë disa anëtarë të tjetër të grupeve kriminale që veprojnë brenda territorit Shqiptar kryesisht në Elbasan, Fier e Vlorë.

Si u zbulua kokaina?

Sasia prej 137 kg lëndë narkotike ishte  nisur nga Ekuadori, do kalonte nëpër vendin tonë dhe destinacioni final ishte tregu evropian.

Kokaina ishte fshehur në motorët e frigoriferëve në katër kontenierë me banane, të porositura nga një kompani shqiptare, e cila operon në treg nga viti 2011. Autoritetet greke informuan policinë shqiptare pas zbulimit të drogës dhe më pas kanë vendosur që ta zëvendësonin drogën me oriz, dhe brenda pakove të vendoseshin GPS.

LEXO EDHE: Nën hetim për 137 kg kokainë, Gentian Malindi ankimon nga arratia masën e sigurisë

Kontenierët me banane kaluan tranzit në portin e Pireut. Asokohe u bë me dije se të dyshuarit kanë hapur vetëm kontenierin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë. /abcnews.al/