Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë dhunuar 19 vjeçaren.
Policia e Matit bën me dije se në pranga kanë rënë bashkëshorti dhe vjehrri i të resë të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Të arrestuarit janë shtetasit D. Z., 29 vjeç, dhe B. Z., 57 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
“Ushtruan dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, vihen në pranga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Z., 29 vjeç, dhe B. Z., 57 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tyre në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 19-vjeçares, duke i shkaktuar dëmtime në trup”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al