Edhe një herë ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është shprehur se nuk ka ndërmend të krijojë një forcë të re politike.
“Korrupsioni i madhe dhe gjithë këto problematika sigurisht mund të krijojnë forcë anti-sistem. Ne nuk kemi luksin për të shpartalluar atë që ka mbet. Por a jemi të zotët ne që të ruajmë atë që ka mbetur. Dhe kjo nuk është shumë e zorshme, por është shumë e thjeshtë. Ata që janë në krye të mos e shikojnë karrigen vetëm për të pasur veten. Në këtë vend nuk ke asnjë që flet për ligjin. Ky është turp i tyre”.
E pyetur për përplasjen e fundit mes Ramës dhe Metës për emrin e propozuar nga Kryeminsitri për postin e ministrit të Jashtëm, Topalli tha se:
“Një cic-mic jo seroz dhe jo dinjitoz. Kushtetuta nuk është bërë për t’u shkel nga askush. Meta ka pikëpyetjet e veta në kushtetueshmëri. Kush janë këta që guxojnë të shkelin ligjin dhe Kushtetutën? Këtu përfitohet ngaqë Europa ka problemet e saj dhe nuk e ka vëmendjen”./abcnews.al