Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trajneri nën akuzë pas humbjes se Barçës në Kupë

schedule21:40 - 24 Janar, 2019

schedule 21:40 - 24 Janar, 2019

Barcelona është vënë nën akuzë pas humbjes me Seviljen në Kupën e Mbretit. Trajneri Valverde po kritikohet pasi la pushim Lionel Mesin.

Kur kjo skuadër humb, gjithnjë ka procese, sidomos kur dështon në këtë mënyrë. Barcelona dhe trajneri i saj, Ernesto Valverde, nuk i shmangën kritikat e ashpra në vijim të disfatës 0-2 në fushën e Seviljes për Kupën e Mbretit, madje duke u dyshuar për integritetin e katalanasve ndaj kësaj gare. Valverde kishte lënë Lionel Mesin në shtëpi, për ta ruajtur për kampionatin, ndërsa në stol ishin Ter Shtegen, Zhordi Alba, Luis Suarez dhe Sergi Buskets.

Vetëm Alba e Suarez u aktivizuan në pjesën e dytë, ndërsa debutimi i Kevin Prins Boatengut ishte i hidhur. Sevilja luajti më mirë dhe e meritoi fitoren, arritur me golat e realizuar nga Pablo Sarabia dhe Uisam Ben Jeder, që të dy pas pushimit.

“Vitin e kaluar vuajtëm lodhjen për të ecur përpara në kupë, – tha ai, – këtë vit, po bëjmë më shumë rotacion sepse kështu mendojmë se është më mirë”.

I ngacmuar se mos ndeshja u nënvleftësua qëllimisht, Valverde u përgjigj se “nuk mund të mendohet kështu, por mesa duket kur e fiton kupën shumë vite, nuk të vlerësojnë, ndërsa kur humbet, atëherë kuptohet sesa e rëndësishme është”.

Gjithsesi, trajneri nuk u kursye nga gazetat.

“Marka”: Një Sevilje e shkëlqyer kompromenton eksperimentin e Valverdes në Kupë, ndërsa Mesi ishte në shtëpi!

“AS”: Dhe Mesi nuk mund të pushojë! Një Sevilje e madhe dënoi një Barçë të mbushur me zëvendësues!

“El Mundo Deportivo” fillimisht jep lajmin e mirë, “De Jong, është lojtar I yni”, ndërsa me titull më të vogël lajmëron disfatën: Duhet një tjetër përmbysje!

Ndeshja pati momentin më emocionues, kur Ben Jeder, pasi shënoi golin e dytë, zbuloi dedikimin në bluzën poshtë fanelës së Seviljes.

“Më vëllanë tim, forca Emiliano Sala”, ishin fjalët për yllin e zhdukur në La Mansh.

Nuk dihet nëse Mesi do të luajë në ndeshjen e dytë ndaj Seviljes, ndërsa Valverde ka prioritet La Ligën dhe Championsin, ndërsa katalanasit e kanë fituar Kupën, katër herë radhazi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!