Rritja ekonomike, Shehi: Kujt ia thoni këto shifra? As në Kinë nuk ndodh kjo

schedule14:01 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 14:01 - 2 Dhjetor, 2021

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi kërkoi më shumë seriozitet projektligjin kundër pastrimit të parave, që është sjellë në Kuvend për miratim.

Gjatë fjalës së tij, Shehi u ndal tek sektori i ndërtimit, që sipas tij po shkatërron pjesën tjetër të ekonomisë. Gjithashtu, ai komentoi edhe deklaratat e ministres së Financave për shifrat lidhur me rritjen e ekonomisë.

“Është një ekonomi e pisët që po ndërton një fluskë të madhe, e cila do të shkatërrojë edhe pjesën tjetër të ekonomisë. Këta që po dëgjojnë këtë lloj fjalimi do thonë çka ky budallai me paratë, lere të punojnë njerëzit të pasurohen, kështu kemi thënë edhe në ’97. Po ta shikoni sektori i ndërtimit është rritur 30%.

Dëgjova ministren që tha se ekonomia është rritur. Po kush jemi ne? As Kina nuk është rritur kështu. Vërtet mund të rriten brenda një tre mujorë në 30%. Por nuk është kjo ekonomia reale. Ç’janë këto shufra ë ju tregojmë shqiptarëve. Kjo është një temë që duhet marrë seriozisht dhe nuk e mund një ligj i ri”, u shpreh Shehi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!