Klea Huta është një nga vajzat më të ëmbla të ekranit shqiptar. E ftuar së fundmi në emisionin “Roped with Olsi”, ajo dha një intervistë të gjatë mbi karrierën, familjen dhe zbuloi shumë të pathëna.
E pyetur nëse Elgiti është tip xheloz, moderatorja është përgjigjur: “Jashtëzakonisht shumë, është aq xheloz sa ma mori shpirtin. Nuk e di pse, s’i jap asnjë shkas”.
Ndërsa Olsi Bylyku i habitur vazhdoi: “Kur është rasti i fundit që është bërë xheloz?”
“Para 18 viteve”, u përgjigj Klea dhe të dy shpërthyen në të qeshura.
Kujtojmë që çifti janë prindër të një djali të vogël, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Krid./abcnews.al