Denoncimi i nxënëses në “gjyq”: Si më bullizuan, situata në shkollë, familja dhe zgjidhja ime

schedule21:49 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 21:49 - 1 Dhjetor, 2021

Bullizmi në shkolla është një problem madhor i hasur në të gjithë botën.

Por çfarë po ndodh në Shqipëri?

Mbrëmjen e sotme emisioni “Bardh a Zi” hodhi në “gjyq” bullizmin. Emisioni kishte në qendër një rast konkret denoncimi.

Një nxënëse nga Roskoveci, Ejza Hoxha rrëfeu si është bullizuar në shkollë.

Unë jam një person që jam publik dhe sa herë që dalë në TV, kur më shohin nga xhelozia fillojnë ato bullizimet e tyre. Akuza ime e parë sot është për bullizimin në shkolla.

Po ju flas ju të rriturve, a e dini cfarë është bullizmi në shkolla, ka shumë dhunë fizike dhe psikologjike, dikë e shajnë se ka syze, dikë se është i shëndoshë.

Ka persona që bullizojnë, që dëshirat e tyre janë të plotësuara, por duan të tregojnë në klasë kush është më i forti dhe më i miri. Bullizojnë më shumë ata që kanë më shumë të ardhura” tha ajo.

Por kujt i kërkoi ndihmë?

I kam kërkuar ndihmë mësues kujdestare, mamit dhe drejtoreshës. Është zgjidhur duke rënë dakord që nuk do të ketë më një problem të tillë. Janë zgjidhur duke folur me njëri tjetrin” u shpreh ajo.

Psikologia Ornela Belba theksoi se “Në disa shkolla bëhet një punë shumë e madhe”. Por ish-zv/ ministrja e Arsimit Nora Malaj tha se “Disa herë është kapur si problem, por asnjëherë nuk është zgjidhur”.

Bullizimi ka dy pamje të frikshme, atë që vjen si ujëvarë dhe atë që të përmbys. Në shkollë ka bullizëm në grupe dhe ai individual”.

Nxënësja Ejza Hoxha u ndal edhe te bullizmi në familje, që sjell pasojat më pas edhe në shkollë.

Unë kam një akuzë të dytë, bullizmi në familje, fillon që nga edukata e prindërve, sherret përpara fëmijëve, një prind mund të jetë një pasqyrë e pastër por edhe e thyer. Nuk kam cfarë t’i bëj, i thotë prindi mësueses kur e thërret. Po kur nuk cfarë t’i bësh ti sot, cfarë të bëjë mësuesi nesër.

Pastaj kemi edhe bullizimin në shoqëri, që është ajo që e ushqen, shohim njerëz që grinden dhe shahen, cfarë edukate marrim ne?”./ Abcnews.al