Presidenti amerikan Donald Tramp konfirmoi se nuk do të mbajë fjalimin e tij tradicional në dhomën e deputetëve deri në momentin që nuk ka përfunduar shutdown. Ai e konfirmoi vendimin me anë të një mesazhi në profilin e tij në Tuiter.
Me anë të një mesazhi në profilin e tij në Tuiter presidenti amerikan Donald Tramp konfirmoi se ka vendosur të shtyjë fjalimin tradicional për Shtetet e Bashkuara.
“Për shkak të shutdown, Nensi Pelozi më kërkoi që të mbaja fjalimin tim dhe unë pranova. Më pas ndryshoi mendje dhe për të njëjtën arsye më kërkoi ta shtyja. Do të mbaj fjalimin kur të ketë përfunduar shutdoën,” shkruan Kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Në fakt Pelozi i kishte mohuar mundësinë që fjalimi të mbahej në Dhomën e deputetëve të drejtuar nga ajo.
Pelozi u shpreh se fjalimi për buxhetin e vitit, dhe perspektivat e të ardhmes nuk mund të bëhet pasi një pjesë e mirë e qeverisë është mbyllour pasi mungojnë fondet. Tramp vlerësoi ndërkohë dhe disa alternative por më pas vendosi ta shtyjë që të mos humbasë audiencës që I garaton solemniteti i dhomës së deputetëve. /abcnews.al