“Foltorja” ka rikthyer ish-kryeministrin Sali Berisha në Tropojë pas disa vitesh.
Pasi ka zhvilluar një sërë takimesh në disa qytete të vendit, sot Berisha së fundmi ishte në Tropojë për të ftuar demokratët të bëhen pjesë e Kuvendit Kombëtar që ai ka propozuar ta zhvillojë më 11 dhjetor, dhe jo më 18 dhjetor kur ka vendosur kryedemokrati Lulzim Basha së bashku me strukturat.
Në takimin e Berishës ishin deputeti i PD-se, Isuf Çela, ish-kryetari i bashkisë, Besnik Dushaj, deputeti i PD-se, Flamur Noka, ish-deputetet Aleksandër Biberaj, Florion Mima, Klevis Balliu, si dhe Lisandër Hoxha, ish-nënkryetar i Forumit Rinor të PD. /abcnews.al

