Një shpërthim ka ndodhur pranë një stacioni treni të ngarkuar në qytetin gjerman të Mynihut. Lajmin e bëri të ditur policia të mërkurën. Shpërthimi ndodhi ndërsa pranë stacionit Donnersbergerbruecke bëhen punime.
Nuk ka ende asnjë informacion për ndonjë viktimë të mundshme, tha policia e Mynihut. Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje. Shërbimet e trenave janë ndërprerë për momentin. Policia njofton se në zonën përreth nuk ka rrezik. /abcnews.al/