Deklasifikohet fondi personal i Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos

schedule18:23 - 23 Janar, 2019

schedule 18:23 - 23 Janar, 2019

Deklasifikohen 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente nga viti 1945-1993, të cilat ruhen në Arkivin e Shtetit. Me mjaft interes për publikun janë dokumentet e fondit personal të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos. Specialisti Viktor Prendi thotë për ABC News se dokumentet janë të aksesueshëm në Arkiv, por janë ruajtur të dhënat personale, ku ka emra.

Ky është një prej 600 mijë  dokumenteva të deklasifikuar që ruhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivit. Ky dokument i përket fondit personale të Enver Hoxhës, e ku del në pah censura e artistëve të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Arkivisti Viktor Prendi pjesë e komisionit të deklasifikimit shpjegon se  dokumentet që bëhen të shfrytëzueshëm për publikun i përkasin vitit1945-1993, deklasifikimi i dokumenteve bëhet çdo 25 vjet.

Komisioni i specializuar prej 8 arkivistësh ka deklasifikuar 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente.  Ndërkohë që vitin e ardhshëm do të deklasifikohen me mijëra dokumentë  të vitit 1994./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!