Zbresin pas 6 orësh pritje në det të hapur, pasagjerët e tragetit në Vlorë: Kishim frikë

schedule14:07 - 30 Nëntor, 2021

schedule 14:07 - 30 Nëntor, 2021

Pas 6 orësh trageti i linjës Brindisi-Vlorë është ankoruar në port.

Për shkak të kushteve të këqija të motit trageti që duhet të ankorohej në orët e para të mëngjesit më në fund ka arritur që të ankorohet dhe 129 pasagjerët që ndodheshin në traget tashmë kanë zbritur pas një pritje të gjatë në det të hapur.

Ndërkaq pasagjerët kanë thënë se janë trembur dhe pritja ka qenë shumë e vështirë për ta.

Sipas një pasagjeri për shkak të frikës dhe panikut ka pasur dhe persona që u ka rënë të fikët dhe nuk ka pasur një mjek që të kujdeset për ta.

“Kemi pritur mbi 6 orë, për faj të një kabulli apo një teli që u shkëput. Anija pavarësisht se pati vetëm një problem të vogël iku në Sazan dhe në Karaburun. Ne s’kemi pas asnjë njoftim zyrtar, por sipas rregullave që ishin aty ne u bazuam te ato, dhe pse ishte vërtet një udhëtim shumë i vështirë. Në kushte të tilla ne nuk duhet që të vijojmë me probleme të tilla, standardi i kushteve ishte për të dëshiruar pasi aty nuk kishte një mjek dhe kishte pasagjerë të sëmurë që u binte të fikët”, ka thënë ai./abcnews.al