Lionel Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, teksa mbrëmjen e djeshme koleksionoi dhe Topin e Artë të 7-të në karrierën e tij futbollistike.
Në këtë mënyrë Messi arriti të mposhte rivalin e tij më të madh në garën për Topin e Artë, Robert Lewandowski.
Të shumta kanë qenë mesazhet e urimit për “Pleshtin”, por si rrallë herë të shumta kanë qenë edhe kritikat që mendonin se këtë vit më shumë se kurrë më parë e meritonte ylli i Bayern Munich, Lewandowski.
Një urim special dhe i veçantë ka ardhur edhe nga skuadra e Barcelonës e cila ka uruar Messin.
“Një çmim i merituar. Ylli nga Rosario shfaqi gjithë kualitetin e tij gjatë rrugëtimit që pati në ‘Camp Nou’.
Duke i shtuar golat e shumtë futbollit të tij sublim, Messi është kthyer në Pichichi (Çmimi që akordon Marca për golashënuesin e sezonit në Spanjë) e La Liga-s”, thuhet në komunikatën e katalanasve.
Barcelona kështu kujton të gjitha arritjet dhe e vlerëson kuntributin e ish-yllit të saj që fitoi gjithçka me blaugranat. /f.a/abcnews.al