Një vaksinë më shumë mund të jetë avantazh për shoqërinë. Ky ishte mesazhi i mjekut Arben Pilaca në emisionin “Log.” në ABC teksa ishte duke folur për vaksinimin.
“1 vaksinë më shumë të bëhet është një avantazh për shoqërinë. Të bëhen 2 doza është më e rëndësishme sesa e treta. Ne të gjithë atë kapital që kemi të shkojmë drejt popullsisë naïve. Te gripi, me të vërtet çdo vit ekspozohemi bëjmë dhe vaksinë, por s’e bëjmë vaksinën njëherë në 15 vjet, por në 3 vjet, sepse ai bën ato ndryshimet”, tha Pilaca.
Sa i përket variantit të ri të COVID, të quajtur Omicron, mjeku Genc Sulçebe tha se po adaptohet në popullatë dhe po avancon me shumë inteligjencë.
“Omicroni është akoma më i ndryshëm, këto variante duket se po i shpëtojnë mbrojtjes imunitare. Imuniteti nuk ka mundësinë që të paralajmërojë infeksionin. Ky virus po adaptohet në popullatë dhe po avancon me shumë inteligjentë. Fëmijët kanë një nivel iminizimi shumë të ulët, me atë natyral.
Çdo vaksinë është shumë e mirë. Që në fillim kur filloi fushata kam thënë se çdo vaksinë duhet të pranohet. Ka disa që kanë zgjedhur të mos e bëjnë me frikën se ndikon në fertilitet? Është budallik i madh që s’ka asnjë bazë”, tha mjeku Genc Sulçebe.
Duke folur për ndikimin e vaksinës në fertilitet, epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se nuk ka asnjë të dhënë shkencore. Ai theksoi se dhe vetë e ka bërë vaksinën.
“Unë e kam bërë vaksinën dhe të 2 dozat. Unë s’kam asnjë problem, s’kam frikë nga vaksina. Fertiliteti nuk dëmtohet nga vaksina nuk është ky problem. Shtetet janë në situate të ndryshme sa I përket epidemisë. Italia- Sa e dëgjojmë më Lombardinë, që u godit? Po New Yorkun.
Marrim Indinë, ku është problematika sot? S’mund të bazohemi më te rastet e reja. Personat e pa imunizuar duhet të imunizohen” tha ai./ be.k/Abcnews.al