Jack Dorsey tërhiqet nga posti i drejtorit ekzekutiv të Twitter-it

schedule17:00 - 29 Nëntor, 2021

schedule 17:00 - 29 Nëntor, 2021

Bashkëthemeluesi i Twitter-it Jack Dorsey është tërhequr nga roli i tij si drejtuesi ekzekutiv i kompanisë. Dorsey do të zëvendësohet nga shefi i teknologjisë Parag Agraëal, sipas një njoftimi të bërë nga kompania të hënën.

Kjo lëvizje e befasishme i jep fund mandatit shumë të kritikuar të Dorsey-t si drejtor ekzekutiv i Twitter dhe Square, kompania e tij e pagesave digjitale, e cila bëri që palët e interesuara në Twitter, Elliott Management dhe investitori miliarder Paul Singer t’i bënin thirrje të largohej nga një prej këtyre roleve.

Aksionet e Twitter u rritën me 11% pas publikimit të lajmit. Në postimin e tij më të fundit në Twitter, të postuar të dielën, Dorsey shkroi: “Unë e dua Twitter-in”.

45-vjeçari Dorsey bashkëthemeloi faqen e mikro-blogimit në 2006 dhe postoi tweet-in e parë në botë. Ai themeloi Square në vitin 2009 pasi iu hoq roli drejtues në Twitter ku u kthye sërish si drejtor ekzekutiv në vitin 2015. /abcnews.al/