Kemi hyrë për mirë në epokën e re dhe është koha të nxjerrim nga dollapi çizmet tona të preferuar.
Një xhiro në Instagram dhe më konkretisht në profilet e fashionistave do të vini re se një trend i ri po shpaloset. Edhe kjo nuk bëhet fjalë për gjë tjetër veçse çizmet e bardha, të cilat kombinohen me çdo veshje, për çdo orë të ditës.
Fillimi u bë nga Valentino, i cili lansoi çizmet e bardha, si elementin kryesor të çdo look-u, për t’u ndjekur nga të gjithë të tjerët.
Me çizmet e bardha do të arrini veshje të mahnitshme dhe të veçanta në rrugë. Cilido qoftë stili juaj personal, ju do të gjeni të preferuarat tuaja, në çdo lartësi, dizajn dhe nuancë të bardhë.
Ju keni shumë çizme të zeza, ndaj sigurohuni që blerja juaj e re të jenë të bardha./abcnews.al