Me valle dhe muzikë tradicionale e kanë festuar afaganët që janë strehuar në vednin tonë, Ditën e Flamurit dhe Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, 28-29 nëntorin.
“Mbledhja e madhe e refugjatëve afganë në Shqipëri për të festuar festën kombëtare të Shqipërisë me miqtë tanë shqiptarë. I vlerësojmë shumë që na pritën prej 3 muajsh”, shkruan një prej tyre, ndërsa ka ndarë një rrjete sociale video ku shihen duke kërcyer.
Huge gathering of Afghan refugees in Albania to celebrate the national day of ?? with our Albanian friends.
We really appreciate their for hosting us since 3 months. pic.twitter.com/uqcgUA4m7Q— Miraqa Popal ? (@MiraqaPopal) November 29, 2021
Në këtë festë të shënuar për vendin tonë drejtues të lartë të politikës ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës i kanë dërguar urimet e tyre për Shqipërinë. Presidenti i SHBA, Joe Biden, në një letër dërguar presidentit Meta, shkruajti se dy vendet kanë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe vlerat demokratike. Presidenti amerikan në urimin e tij shtoi se Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj të madhe duke iu dhënë një strehim të sigurt afganëve të rrezikuar nga talebanët. be.k/abcnews.al