Mjeku Peter Hotez deklaroi për televizionin amerikan “CNN”, se efikasiteti i vaksinës do shikohet pas një jave. Ai mendon se variant i ri do përhapet në gjithë botën, për shkak se edhe variantet e tjerë janë përhapur masivisht.
Mjeku amerikan deklaroi se Omicron nuk mund të jetë plotësisht rezistent ndaj vaksinave aktuale. Shkencëtarët do studiojnë gjatë këtyre javëve simptomat që mund të shkaktojë ky variant. Peter Hotez tha se rezultatet mbi vaksinat priten të dalin në fillim të javës tjetër ose pas dy javësh.
Efektiviteti i tyre pritet të studiohet te njerëzit e vaksinuar dhe te provat që do bëhen te kafshët. Trasmetueshmëria e variantit Omicron do shikohet në javët ne vazhdim.Profesori mendon që autoritetet shëndetësore amerikane nuk duhet të përqëndrohen te varianti i ri, por te varianti delta që po përhapet me shpejtësi të madhe. / abcnews.al