Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Dibër, teksa përuroi hapjen e rrugës së Arbrit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shfaqet pranë oxhakut, ndërsa shikon celularin e tij.
“Zjarr Dibre”, shkruan Rama në përshkrimin e fotos.
Rruga e Arbrit u hap sot zyrtarisht. E pritur prej shumë vitesh rruga u përurua sot nga kryeministri. Sakaq, drejtuesve u është kërkuar të jenë të kujdesshëm, pasi një pjesë vijon të jetë ende në kushtet e kantierit. g.v/abcnews.al