Mjekët në Afrikën e Jugut i kanë bërë thirrje botës që të mos përfshihet nga paniku rreth variantit Omicron të koronavirusit. Ndërsa rastet me koronavirus në Afrikën Jugore janë rritur në mënyrë të konsiderueshme, shtrimet në spital dhe vdekjet kanë vijuar që të jenë të ulëta.
Shkencëtarët thonë se do të duhen edhe dy javë të tjera për të vendosur nëse rritja e numrit të rasteve të zbuluar fillimisht në një grup studentësh, është pasojë e variantit të ri.
Dr. Angelique Coetzee, kryetare e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut u shpreh për BBC: Ajo që po shohim klinikisht në Afrikën e Jugut, dhe kini parasysh se unë jam në epiqendër, është ekstremisht e lehtë.”
“Nuk ka nevojë për panik,” shtoi ajo. /abcnews.al/