Disa bashkëluftëtarë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e kanë vendosur në hyrje të Prishtinës një flamur të madhe me fotografitë e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, shkruan Express.
“Ne bashkërisht, me disa bashkëluftëtarë, por edhe disa të rinj, kemi vendosur dhe kemi punuar një flamur me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë”, tha njëri nga organizatorët.
Flamuri u vendos te “rrethi i madh” në rrugën “Fehmi Lladrovci” në kryqytet./Express