Florenc Kasa 24-vjeç me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Itali.
I riu shqiptar mbrëmjen e djeshme ishte duke udhëtuar me një makinë tip “BMW” kur doli nga rruga në një kryqëzim në Ancona duke u përplasur me bordurat anësore.
Makina u përmbys si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe përplasjes së fortë. 24-vjeçari ndërroi jetë në vend, pasi goditjet ishin fatale./ Abcnews.al