Moti i keq, lëndohen në këmbë dhe kokë 2 elektricistë në Shkodër

schedule16:56 - 27 Nëntor, 2021

schedule 16:56 - 27 Nëntor, 2021

Moti i keq ka krijuar probleme në rrjetin elektrik në disa zona. Gjatë punës janë lënduar në kokë dhe këmbë 2 elektricistë në Shkodër.

Moti i keq shkakton dëme në rrjetin elektrik, lëndohen dy elektricistë. Përmirësohet me 80% situata e furnizimit. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH Sh.A, në 48 orët e fundit gjendet në gatishmëri të plotë për shkak të motit të keq, i cili ka sjellë pasoja në rrjetin elektrik.

Aktualisht zonat më të prekura nga defektet janë periferia e Tiranës, Lezha dhe Burreli. Në terren janë angazhuar rreth 1600  punonjës prej mbremjes së djeshme, duke punuar për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar nga koha e keqe. Veç dëmeve matariale në zona të ndryshme të vendit, janë lënduar dy punonjës të OSSH Shkodër. Teksa ishin duke punuar, njëri në Tarabosh dhe tjetri në Balldren, kanë pësuar dëmtime në këmbë dhe kokë. Për fat të mirë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga monitorimi i orës 15:30, OSSH thekson se kemi një përmirësim të ndjeshëm përsa i përket riparimit të defekteve në rang vendi, në masën 80%. Aktualisht të gjitha linjat 35kV, rrjeti që furnizon spitalet dhe hidrovoret, etj, jane që të gjithë në gjendje pune”, njofton OSSH Shkodër.

Zonat më të prekura nga defektet janë periferia e Tiranës, Lezha dhe Burreli.