Banorët e fshatit Kalasë prej mungesës së investimeve për vite me radhë kanë rrezikuar jetën.
“Rrugët ishin copë cope, ndriçim nuk kishim. Me fener e qiri dilnim në rrugë. Rrëzoheshim dhe ngiheshim prapë në mëngjes shihnim plagët. Ishim ankuar shumë herë. Për rrugën dhe ndriçimin”.
Ankesat s’u dëgjuan kurrë nga zyrtarët, por vetëm nga fëmijët e tyre në emigracion.
“Shteti nuk dinte fare ku binte Kalasa dhe vetëm për taksat i bie në mendje për ne”.
Falë parave të mbledhura nga emigrantët fshati ka marrë një pamje më dinjitozë. Të gjitha rrugët e brendshme janë asfaltuar, është vendosur dhe ndriçmi, urat janë riparuar, në shesh pushime janë vendosur stola.
“ Është mirë që shkelim në rrugë asfalt. Kënaqësi e madhe”.
“Investimi, betonit, rapit dhe urat e asfaltit, 133 milionë lekë nga emigrantët dhe pak fshatarë sa kishin mundësi. E fshatari më I varfër ka vënë 50 euro”.
Që fshati të duket sa më bukur u vendos dhe kjo shqiponjë që banorët i kanë thurur dhe vargje.
Gjithashtu djemtë e fshatit restauruan teqenë./abcnews.al