“Më morën 4 burra”. E reja në proces divorci ka humbur prej 1 jave: “Dua të shoh fëmijët për herë të fundit”

schedule14:55 - 27 Nëntor, 2021

schedule 14:55 - 27 Nëntor, 2021

Një e re nga Durrësi ka humbur kontaktet me familjen që prej ditës së hënë, kur ishte nisur për në Pogradec ku kishte seancën e radhës gjyqësor për divorcing me bashkëshortin. Bëhet fjalë për Aureta Caulin, e cila është shpallur e humbur nga vëllai i saj Ilirjan Cauli. Ky i fundit ka kërkuar ndihmë nga media për publikimin e fotos së të motrës me shpresën se do të rilidhë kontaktet me të.

Aureta Cauli ne spital. Fotoja e fundit qe kane familjaret

Kjo e fundit është parë për herë të fundit në një prej spitaleve të Shqipërisë duke marrë serum, por siç shprehet i vëllai për ABC, ata nuk kanë mundur të zbulojnë se për cilin spital bëhet fjalë.

Ajo që është më shqetësuese lidhet me faktin se e reja i ka thënë një tjetër të afërmi që e kanë marrë katër persona dhe se i ishte lutur që të shihte fëmijët për herë të fundit.

Deri më tani nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Aureta Caulin, e cila ka mbyllur edhe telefonin dhe të afërmit nuk kanë asnjë informacion se ku mund të ndodhet.

Çdokush që ka informacion për vajzën në foto, lutet të telefonojë në nr: +355 68 273 7204. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!