Rrëfimi i ushtarit të UÇK-së, flet për porositë që u jepte Adem Jashari

schedule18:29 - 26 Nëntor, 2021

schedule 18:29 - 26 Nëntor, 2021

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrahim Hoxha ka folur për ditën e vrasjes së mësuesit Halit Geci në fshatin Llaushë të Skenderajt

Hoxha më tutje tregoi se nuk kanë guxuar që të lëvizin rrugëve kryesore të Skenderajt për shkak se ka pasur rrezik nga forcat serbe.

“At ditë deri të vdes nuk e harrojë sepse me të vërtetë beteja ka qenë krenaria e jetës sime, mirëpo pas rënies së mësuesit Halit, jam thy por prapë se prapë jeta ka vazhduar. Më kujtohet ajo ditë, kur kemi shkuar edhe qysh ka ndodhur rasti. Ajo ditë ka qenë 25 nëntori. Kemi qenë në Lllaushë një grup i pjesëtarëve të UÇK-së. I kemi dëgjuar disa krisma që vinin nga Turiqevci, e nuk e ditshim saktësisht se ku është vendi. Sabit Geci e kish marr vesh që fjala është tek komandanti ‘Sandokani’, apo Abedin Rexha. Jemi mobilizuar shpejtë e shpejtë me një traktor dhe e kemi marr rrugën për Vojnik. Rrugës kryesore ishte e pamundshme me shku sepse nuk e dinimin se si është situata kështu që kemi shkuar përmes rrugëve dytësore”, ka thënë Hoxha.

Për qëndrimin e tyre në kullën e Abedin Rexhës, Hoxha tha se kanë kënduar këngë e kanë bërë muzikë.

Ai tha se këto këngë i këndonte Rexhep Selimi.

“Sipas të dhënave të Abedin Rexhës, komandantit, disa policisë ishin kamufluar dhe i heton Abedini dhe i gjuan. Ata vijnë në Skenderaj dhe e lajmërojnë rastin. Kemi shkuar në shtëpinë e tij, në Kullën e Abedin Rexhës. Kemi qenë 9 pjesëtarë. Ka ardhur Abedini me vëlla dhe disa kushërinj që ishin pozicionuar dhe u vendosëm në odë. Ndërkohë filluan që të vijnë shokët e luftës sonë, me komandantin legjendar, Rexhep Selimin, Mujë Krasniqin. Kemi hangër darkë, kanë bërë muzikë, i di edhe këngët. I këndojke Rexhep Selimi. E prunën vendim me shku në Açarevë. Shkuam aty dhe atje ishin qenë gati 40 pjestar të UÇK-së. Kemi hyrë brenda dhe kemi biseduar. Janë caktuar njerëzit se kush me dalë. Prej kullës së Sylejman Selimit, komandanti na ka marrë me kerr na ka pru grupin e parë”, tha ai.

Hoxha foli edhe për porosinë që u dha komandanti i UÇK-së, Adem Jashari.

“Komandanti tek Kulla e Sylejman Selimit ka këshilloi që të kemi kujdes, të bëhemi gati, na dha këshilla të forta”, tha ai. /GazetaExpress/

.

Në një rrëfim ekskluziv në emisionin “Frontal”, në T7, Hoxha tha se i kujtohet mirë ajo ditë, teksa përmendi se kanë qëndruar edhe në kullën e Abedin Rexhës i njohur si komandant “Sandokani”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!