Rama edhe ministër i Jashtëm, Kuvendi miraton dekretin

schedule18:30 - 21 Janar, 2019

schedule 18:30 - 21 Janar, 2019

Kuvendi miratoi dekretin e Presidentit Ilir Meta për emërimin e Kryeministrit Edi Rama edhe në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Përpara miratimit me 78 vota pro të dekretit për emërimin e Ramës, deputetët e mazhorancës votuan me 77 vota pro dekretin që shkarkonte Ditmir Bushatin nga dikasteri për Europën dhe Punët e Jashtme. Opozita nuk mori pjesë në votim pasi u largua pas fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ministri i ri për Europën dhe Punët e Jashtme krijoi një përplasje mes Kryeministrit dhe Presidentit Ilir Meta para disa javësh pasi ky i fundit refuzoi të dekretonte Gent Cakajn si ministër. Pas kësaj kreu i qeverisë vendosi të përfaqësojë vetë Ministrinë e Jashtme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!