Zbulimi i variantit më të ri të Covid, ka detyruar shumë vende të marrin masa për të parandaluar përhapjen e tij. Ndër vendet e fundit deri më tani që ka njoftuar masa të reja është Japonia, e cila ka vendosur kufizime për udhëtimet nga 6 vende afrikane.
Japonia do të forcojë kontrollet kufitare për njerëzit që vijnë nga gjashtë vende afrikane duke filluar nga mesnata. Personat që mbërrijnë nga Afrika e Jugut, Eswatinia, Zimbabve, Namibia, Botsvana dhe Lesoto do të duhet të karantinohen për 10 ditë, sipas kryesekretarit të kabinetit Hirokazu Matsuno.
/abcnews.al