Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Heroinat” do të publikohet me 28 Nëntor, projekti që sjell krejt ndryshe Taynën

schedule07:41 - 26 Nëntor, 2021

schedule 07:41 - 26 Nëntor, 2021

Ndonëse vetëm pak vite në tregun muzikor, Tayna ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm. Reperja shqiptare nga Kosova numëron një sërë hitesh me artistë vendas dhe të huaj, duke i hapur dyert e suksesit ndërkombëtar. Kënga më e fundit e saj ishte dueti me Ledri Vulën, që është pritur shumë mirë.

Së fundmi, është mësuar se do të vijë me një tjetër këngë dhe do të publikohet me 28 Nëntor. Kënga mban titullin “Heroinat” dhe do të jetë një bashkëpunim me producentin Cricket. Menaxheri i saj, Rinor Hykolli ka ndarë disa pamje nga memoriali ‘’Heroinat’’ në Prishtinë.

Kështu ata kanë nënkuptuar se kënga do t’i dedikohet grave të dhunuara gjatë luftës së Kosovës. “Së shpejti. Heroinat 28 nëntor, Tayna & Cricket”, thuhet në postim. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!