Fermerët i “presin” rrugën në Kuvend, Rama i fton brenda: Hajdeni të flasim

schedule10:24 - 25 Nëntor, 2021

schedule 10:24 - 25 Nëntor, 2021

Fermerët e Lushnjes e kanë zhvendosur protestën përpara Kuvendit, për të kundërshtuar paketën e re fiskale. Në hyrje të Kuvendit kanë takuar kryeministrin Edi Rama në nisje të seancës plenare. Ky i fundit i ka ftuar të hyjnë brenda në Kuvend që të zhvillojnë një takim.

Hajde se s’ka problem. Edhe ai që ngriti 2 gishtat. Kush do vijë tjetër me mua të flasim brenda se këtu në rrugë nuk flitet. Kush do vijë tjetër, hajde mo…”, tha Rama mes të tjerash.

Fermerët protestojnë ndaj qeverisë pas ndryshimeve fiskale, të cilat ndër të tjera parashikonin edhe heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së. Ata kërkojnë që të merren në konsideratë kërkesat e tyre, disa prej të cilave janë; Subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg; Barazim i TVSH në shitje dhe blerje; Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore; Subvencionim 3 lekë për eksportuesit; Garanci për faturat nga grumbulluesit etj.

Në Kuvend këtë të enjte pritet të diskutohet pikërisht për paketën fiskale dhe buxhetin 2022. Seanca e cila pritet të jetë maratonë sa i përket kohëzgjatjes do të ketë mundësi që deputetët të diskutojnë nen për nen detajet e dy projektligjeve të paraqitura nga qeveria. be.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!