Françeskanët kujtojnë në Tiranë priftërinjtë pa varr, At’ Gjon Shllakun dhe At’ Anton Harapi

schedule20:16 - 24 Nëntor, 2021

schedule 20:16 - 24 Nëntor, 2021

75-vjetori i martirizimit priftërinjtë At’ Gjon Shllakun dhe At’ Anton Harapin i gjen pa një varr.  Françeskanët kanë ardhur nga Shkodra në katedralen e Shën Palit që të kujtojnë dy figurat e rëndësishme të klerit katolik dhe kulturës kombëtare.

At’ Viktor Demaj, i cili drejton Bibliotekën françeskane “At’ Gjergj Fishta” në Shkodër, e konsideron të domosdoshëm rikthimin e vëmendjes dhe leximit të tyre si njerëz të letrave dhe kontribues për çështje kombëtare.

Ai bën thirrje që të lexohet pa paragjykime At’ Harapi , pasi ende vazhdon ta ndjekë dritëhija e 13 shtator 1943, kur emërohet anëtar i Këshillit të Regjencës, ku ka qëndruar deri në fund të vitit 1944.

Ndërkohë që  si fatkeqësi mbetet e ende i pa zbuluar, dorëshkrimi i historisë së filozofisë shqiptare shkruar prej tij.

Në këtë përvjetor vjen para lexuesit botimi i veprës së plotë e padër Anton Harapit. Në vëllimin e tretë dalin në dritë për herë të parë  disa dorëshkrime ku përfshihen konferenca, predikime e ushtrime shpirtnore qe ka mbajtur padër Anton Harapi.

Gjithashtu botohen edhe publicistika e At’ Gjon Shllaku në veprën “Shqyptari- Frati – Shqypnia”. /abcnews.al/