Modelja e njohur, Chrissy Teigen është përballur me një lum komentesh negative, pas operacionit të fundit të transplantit të vetullave. Modelja 35-vjeçare iu drejtua Instagram Stories
Përmes një postimi në Instastory, ajo ka reaguar pasi shumë njerëz e kritikuan veprimin e saj si “jashtë kontaktit me realitetin”.
“Pse njerëzit janë kaq të frikshëm për çdo gjë të vogël që bëj unë? Do t’i shkaktoni vetes një atak në zemër,”, ka shkruar modelja krahas një fotografie të një artikulli të Daily Mail duke iu referuar reagimeve negative ndaj transplantit.
Teigen postoi disa selfie duke treguar vetullat e saj më të plota, të cilat ajo tha se ishin krijuar nga transplantimi i qimeve nga pjesa e pasme e kokës.
“Unë kurrë nuk mbaj grim nëse mund ta shmang, kështu që isha shumë e emocionuar për këtë operacion të transplantimit të vetullave,” ka shkruar ajo, duke i dhënë edhe një këshillë adoleshenteve të mos “i shkulin vetullat e tyre siç bëri ajo.”/abcnews.al