Nga Ema Shazivari
Mjekët e familjes ngrenë si shqetësim mungesën e komunikimit nga ana e pacientëve të infektuar me Covid. Doktoresha Hysi, thotë se shumica e të prekurve kurohen duke marrë informacione në interneti. Sipas saj kjo bën që gjendja e tyre të përkeqësohet.
“Në ditët e katër dhe të pestë pacienti që është mbi 70 vjeç, duhet të ketë mirë mëlçinë, veshkën sepse do të duhet të përdorë medikamente që kanë efekte anësore te këto organe,” thotë mjekja.
Mjekja rekomandon që veprimi i parë që një pacientë duhet të kryej është matja e oksigjenit dy herë në ditë, dhe raportimi tek mjeku i familjes.
Mjekja Hysi tregon se rastet e riinfektimit me koronavirus janë të rralla. Në qendrën numër 1 në kryeqytet deri tani sipas saj është paraqitur vetëm një paciente 55-vjeçare e vaksinuar, e cila e ka kaluar Covid në gjendje të lehtë. /abcnews.al