Inter do të përballet në orën 18:45 ndaj Shakhtarit në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e grupit të Champions League.
Zikaltërit e Inzaghit do të luajnë vetëm për fitore pasi një 3 pikësh do t’i dërgonte në kuotën e 10 pikëve dhe në darkë do të prisnin sfidën e Realit me Sheriffin, gjë për të cilën nëse spanjollët do të humbasin pikë , do të dërgonin zikaltërit në vendin e parë.
Shakhtar ndodhet në vendin e fundit me një pikë dhe pothuajse janë jashtë Champions League.
Interi nuk do të ketë në dispozicion sot De Vrij dhe Sanchez për shkaqe dëmtimi./h.ll/abcnews.al
Formacionet e mundshme: