“Nuk kemi parë ende më të keqen”, qeveria holandeze paralajmëron shtrëngimin e masave

schedule15:27 - 24 Nëntor, 2021

schedule 15:27 - 24 Nëntor, 2021

Qeveria holandeze do të shpallë masa të reja të Premten si pasojë e shifrave rekord të infektimeve me koronavirus gjatë javëve të fundit, ndërsa spitalet janë drejt ezaurimit të kapaciteteve.

Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë, Hugo de Jong.

“Shkalla e infeksionit është më e lartë se kurrë,” tha de Jong në një letër drejtuar parlamentit sot. “Pranimet në spital vazhdojnë të tejkalojnë vlerësimet dhe ne nuk kemi parë ende më të keqen” , shtoi ai. g.v/abcnews.al