Tmerr në avion, një 48 vjeçar kryen vetëvrasje gjatë fluturimit

schedule15:09 - 23 Nëntor, 2021

schedule 15:09 - 23 Nëntor, 2021

Pasagjerët e një avioni që po fluturonte nga Egjipti në Rusi janë përballur me një situatë të rëndë, pasi një 48 vjeçar i ka dhënë fund jetës gjatë fluturimit. Burri ishte me pushime në Sharm El Sheikh dhe më 23 nëntor do të kthehej në Samara, Rusi. Megjithatë, menjëherë pas ngritjes,  ai u mbyll në tualetin e avionit.

Kur pasagjerët dhe stafi e kuptuan se ai ishte zhdukur për një orë, hapën derën e kabinës. Më pas, e gjetën të varur me një rrip valixheje.

Tre pasagjerë, të cilët pretendonin se ishin mjekë, u përpoqën ta kthenin në jetë, por fatkeqësisht nuk ia dolën.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!