Është i martuar por i vjen keq që nuk e ngacmojnë, rrëfehet Redi Jupi

schedule18:21 - 19 Janar, 2019

schedule 18:21 - 19 Janar, 2019

Ish-futbollisti Redi Jupi i ftuar në emisionin “Thumb”, ka folur rreth jetës së tij. Ai ka treguar detaje nga jeta e tij e përditshme. Por, natyrisht nuk iu ka shpëtuar dot pyetjeve “helmuese” të Aulonës dhe Fatmës, të cilit e kanë vënë jo pak në siklet.

https://youtu.be/XYJQAsIk1B4

Ata e kanë pyetur nëse martesa i ka ndryshuar jetën dhe nëse i vardisen më vajzat. Redi Jupi është shprehu se martesa ka ndikuar tek ai dhe madje i vjen keq që vajzat nuk po e ngacmojnë më.

“Martesa patjetër që ka ndikuar tek unë. Unë kam pasur historitë e mia dhe kam kaluar historitë e mia kur kam qenë i ri. Gruaja ime nuk është xheloze sepse nuk i kam lënë shkak. Ndërsa unë nuk jam xheloz, por kam merak për të. Po të kisha pasur ndonjë problem me të do të ishte marrë vesh. Të jem i sinqertë gocat nuk më ngacmojnë dhe më vjen keq për këtë. As jasht vendit sepse andej është edhe më keq. Kur shikon ndonjë femër që të shikon është një vetëkonfirmim që ajo po të sheh sepse i pëlqen dhe këtu mbaron muhabeti”./abcnews.al