Pas mbylljes së fazës së parë të kampionatit nuk ka kohë për të humbur dhe menjëherë skuadrat do të zbresin në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshjet e javës së 10-të të kampionatit.
Edhe java e dhjetë do të shtrihet gjatë 3 ditëve, nga e premtja në të diele në orare të ndryshme.
Siparin e kësaj jave do e ngre sfida mes Partizanit dhe Teutës që do të luhet në orën 19:45 e parashikuar në stadiumin “Elbasan Arena’, për shkak se “Air Albani” ka pasur ngjeshje ndeshjesh javën e fundit.
Dita e shtunë rezervon dy përballje të tjera. Ora 16:45 Skëndërbeu pret në Korçë Tiranën kryesuese, ndërsa skuadra e Laçit në orën 19:45 do të udhëtojë në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi” për t’u përballur me Vllazninë.
Ditën e Pavarësisë më 28 nëntor, do kemi edhe dy takime të tjera. Dinamo do të presë përsëri ë “Elbasan Arena” Kastriotin në orën 13:45, ndërkohë dueli i fundit mes Kukësit pritës dhe Egnatias do të luhet në orën 16:45, por akoma nuk dihet se në cilin stadium do të ‘shtegtojnë’ verilindorët këtë herë.
Abissnet Superiore, java 10-të:
E premte
19:45/ Partizani – Teuta
E shtunë
16:45/ Skënderbeu – Tirana
19:45/ Vllaznia – Laçi
E diel
13:45/ Dinamo – Kastrioti
16:45/ Kukësi – Egnatia /f.a/abcnews.al