Fituesit e “Korça Open Air 2018”, Xhonatan Islami zgjidhet sportisti më i mirë

schedule09:34 - 19 Janar, 2019

schedule 09:34 - 19 Janar, 2019

Superfinalja e Kupës së Botës në preçizion Korça Open Air ku morën pjesë 110 pilotë nga e gjithë bota ka kurorëzuar fituesit e saj në një mbrëmje gala të zhvillluar në Tiranë.

Në garën e realizuar në muajin dhjetor në Korçë ku u zhvilluan brenda një dite me 3 raunde, morën pjesë 15 shtete të ndryshme nga e gjithë bota.

Ekipi shqiptar arriti rezultatet me të larta në një garë ndërkombëtare të mbushur me plot adrenalinë.

Sportisti i vitit u zgjodh sipas një skeme të paracaktuar, bazuar në rezultatet e arritura në të gjitha garat kombëtare dhe ndërkombëtare, Xonatan Islami e fiton për herë të dytë këtë çmim.

Çmimin e vendit të dytë e fitoi Blerjan Braçe, ndërsa sportisti Sidrit Deda fitoi çmimin e vendit të tretë.

Gjatë natës gala diploma falenderimi iu akorduan nga Presidenca e Federatës Shqiptare të Aeronautikes edhe pilotëve Artion Vreto, Arbër Xhaja, Arber Haxhiaj dhe Siljan Zani. Për performancën e treguar gjatë aktiviteteve sportive të vitit 2018. /abcnews.al