Morgan Freeman fajësohet për vdekjen e stërmbesës dhe ngacmimin seksual

schedule22:38 - 18 Janar, 2019

schedule 22:38 - 18 Janar, 2019

Një gjykatë në Nju Jork ka dënuar me 20 vjet burg vrasësin e stërmbesës së aktorit Morgan Frimen. Ndërkohë, e ëma e të pandehurit ka akuzuar yllin e Hollivudit për vdekjen e 33-vjeçares, duke deklaruar se ajo kishte qenë objekt i abuzimeve të tij.

Aktori amerikan Morgan Frimen është fajësuar për vdekjen e stërmbesës së tij, me të cilën përflitej se kishte abuzuar seksualisht kur ajo kishte qenë më e vogël. Deklarata në dëm të yllit të Hollivudit u bë gjatë seancës gjyqësore ndaj vrasësit material të Edena Hajns, Lamar Dejvënport. E ëma e këtij të fundit deklaroi se Frimen e ngacmonte stërmbesën e tij dhe ky sipas saj është shkaku i vdekjes së saj. “Gjithçka e ka bërë Morgan Frimen. Djali im është i pafajshëm dhe vrasja e Hajns ishte vetëm një aksident”, tha e ëma e të pandehurit. Përpara dhe gjatë gjyqit të Dejvënport, që nisi vitin e kaluar, ndaj Frimen u ngritën dyshime se kishte patur një marrëdhënie romantike me stërmbesën e tij, aq sa në një pikë vajza 33-vjeçare i kishte shkruar të dashurit për t’i thënë se kishte ndjenja për gjyshin, i cili i ka mohuar gjithmonë akuzat. Hajnes është stërmbesa nga bashkëshortja e parë e aktorit 80-vjeçar, Zhanet Adeir Bredshou. Ndërkohë, Davenport, 33 vjeç, është shpallur fajtor për keqtrajtim të shkallës së parë dhe është dënuar me 20 vjet burg dhe 5 vjet liri me kusht. Ai e goditi mbesën e aktorit 25 herë më thikë në një rrugë të populluar të Nju Jorkut në gusht të vitit 2015, duke lënë të shtangur kalimtarët. /abcnews.al