Kukësi me 3 sulmues, Tirana i beson Ngosë, ja formacionet e mundshme

schedule14:10 - 22 Nëntor, 2021

schedule 14:10 - 22 Nëntor, 2021

Kukësi-Tirana është supersfida e javës së nëntë, që mbyll kështu edhe fazën e parë të kampionatit, sfidë që do të zhvillohet në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”, ora 19:45.

Një takim që premton spektakël që merr edhe vëmendjen kryesore të tifozëve edhe për shkak të pozitave që dy skuadrat kanë në tabelën  e klasifikimit. Tirana vjen si kryesuesja e kampionatit ndërsa Kukësi vetëm 6 pikë larg në vendin e dytë.

Interesant është fakti që të dyja skuadrat janë eleminuar nga “Kupa e Shqipërisë” dhe tani të gjitha forcat do t’i përqendrojnë në kampionat për të fituar titullin kampion.

Të dy trajnerët kanë “skicuar” edhe lojtarët që mund t’iu besohet kjo sfidë me Diego Longo që ka preferuar të luajë me 3 sulmues për të tentuar fitoren, ku vetëm 1 dilemë ka në qendrën e mbrojtjes nëse duhet ti besojë Bytyçit apo Hilës.

Nga krahu tjetër Orges Shehi do i besojë sulmin Ngosë në mungesë të Xhixhës, ndërsa në mesfushë ka një balotazh mes Tolit dhe Gjumsit.

Formacionet e mundshme:

Kukësi: Tafas, Ndreca, Lulaj, Bytyçi (Hila), Peposhi, De Lukas, Gjelbrim Taipi, Shqiprim Taipi, Basha, Feijao, Milunovic.  Trajner: Diego Longo

Tirana: Bekaj, Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Ismailgeci, Najdovski, Toli (Gjumsi), Totre, Limaj, Seferi, Ngo.  Trajner: Orges Shehi    /f.a/abcnews.al