Nisur nga aksidentet e shumta, Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nga data 27 Nëntor do të mbyllin të gjitha hyrje-daljet e rrezikshme, të njohura ndryshe si “pikat e zeza” të cilat nuk plotësojnë kriteret. Për bizneset që preken, ARRSH sqaron se ato plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, duhet të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi dhe të aplikojnë tek e-albania.
NJOFTIMI I PLOTE
Bizneset të cilat plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, duhet të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi dhe të aplikojnë tek e-albania, link: