Moti vështirëson kërkimet për nëndetësen e zhdukur argjentinase

schedule11:40 - 20 Nëntor, 2017

schedule 11:40 - 20 Nëntor, 2017

Kushtet metereoligjike vështirësojnë ndjeshëm kërkimet për nëndetësen e zhdukur argjentinase me 44 persona në bord. Zëdhënësi i marinës në Argjentinë deklaori se në kërkime marrin pjesë dhe dy ekipe amerikane

Operacionet e kërkimit në jug të Atlantikut për gjetjen e nëndetëses San Huan, të zhdukur që të enjten e kaluar, janë vështirësuar nga kushtet metereoligjike në zonë. Zëdhënësi i ma;rinës së Buenos Aires, theksoi se vështirësitë e operacionit të kërkimit vijnë pikërisht për faktin se ajo që po kërkohet është një nëndetëse.

Lartësia e dallgëve dhe orfili i hollë i nëndetëses, e bën gati të pamundur sinjalizimin vizual apo dhe me anë të radios, duke shtuar faktin se është e lyer me ngjyrë të zezë

Të dielën kërkimeve iu janë bashkuar dhe dy avionë me një ekip mbështetës të marinës amerikane. Ata ishin të pajisur me materiale logjistike për të kapur sinjale nën ujë. Ndërkohë është gati dhe një fushatë me zhytës për të shpëtuar 44 personat në bordin e nëndetëses e cila mendohet të jetë në një thellësi prej 200 metrash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!