Duket se njerëzit kanë qenë gjithmonë të interesuar për ushqimin e mire. Sipas hulumtimit të botuar në revistën shkencore Current Biology, punëtorët në një minierë kripe 2700 vjet më parë konsumuan ushqime të fermentuara.
Siç shpjegon Frank Maixner, një mikrobiolog në laboratorin kërkimor EuRac në Bolzano, Itali, këta njerëz ishin mjaft të avancuar dhe kishin aftësinë për të aplikuar proceset e fermentimit në ushqim sipas dëshirës.
Këto gjetje dolën pas ekzaminimit të feçeve njerëzore. Ekipi gjeti shumë ADN nga Penicillium roqueforti, që përdoret për të bërë djathë blu sot dhe Saccharomyces cerevisiae, që përdoret për të bërë birrë dhe për të pjekur bukë. Gjurmët e kërpudhave që u gjetën, tregojnë se ka pasur teknika specifike fermentimi.
“Njerëzit që kanë punuar në minierat e epokës së hekurit në Hallstatt duket se kanë aplikuar qëllimisht teknika fermentimi për ushqimin me mikroorganizma që përdoren ende sot në industrinë ushqimore”, i tha CNN arkeologu Kerstin Kowarik, një nga autorët e studimit “Historia Natyrore në Vjenë”. “Po bëhet gjithnjë e më e qartë se jo vetëm që praktikat prehistorike të gatimit ishin komplekse, por se ushqimet komplekse të përpunuara si dhe teknikat e fermentimit luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e hershme të ushqimit tonë,” shton ai./abcnews.al