Jean-Claude Juncker dhe bashkëshortja e tij kanë adoptuar një qenush të braktisur, i cili ishte shpëtuar në Spanjë nga organizata për mbrojtjen e kafshëve. Ky nuk është qenushi i parë i marrë nga një strehë kafshësh nga çifti Juncker.
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Calude Juncker dhe bashkëshortja e tij kryen një udhëtim në fshat në Vilsek, një zonë e vogël në Gjermani, për të adoptuar një qen të braktisur i cili rrezikonte të vritej. Pjesa më e madhe e mediave në Luksemburg raportuan lajmin.
Qeni ishte shpëtuar nga një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve në Spanjë, ku ai ishte keqtrajtuar dhe rrezikonte të vritej. Juncker dhe bashkëshortja e tij vendosën ta quajnë Caruso, ndryshe nga emri i zgjedhur nga organizata që e kishte shpëtuar.
Dhe më parë bashkëshortët Juncker kanë adoptuar një qen me emrin “Plato”, i cili vinte nga ishulli grek Samos. Edhe Plato u mor nga një strehë gjermane për kafshët e braktisura./abcnews.al