Familjarët e vogëlushit Mateo, i cili u vra nga Klodian Çalamani, organizuan një protestë para burgut të Vlorës ku ndodhet autori.
Pas disa minutash tensionesh ku kërkuan të hyjnë me forcë në dhomat e paraburgimit në Vlorë, familjarët janë zhvendosur në qendër të qytetit, ku kanë kërkuar mbështetës për dënim me vdekje të autorit që kreu krimin e rëndë.
Familjarët në disa momente janë ulur në mes të rrugës dhe kanë bllokuar rrugën Transballkanike.
“Drejtësi, drejtësi për Mateon” dëgjohet të thërrasin familjarët./abcnews.al/