Mijëra fëmijë emigrantësh të ndarë nga prindërit në kufi

schedule11:57 - 18 Janar, 2019

schedule 11:57 - 18 Janar, 2019

Fëmijët e emigrantëve që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë ndarë nga familjet e tyre, janë me mijëra. politika e shtëpisë së bardhë për tolerancën zero, ka shkaktuar shumë probleme familjare.

Janë me mijëra raste më shumë në krahasim me rreth 2500 që janë konfirmuar deri tani nga autoritetet e Uashingtonit, të fëmijëve të ndarë nga prindërit emigrantë të parregullt në kufirin amerikan. Shifra konfirmohet nga një raport hetimor i prezantuar nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shëndetit e Shërbimeve Njerëzore. Shumë prindër kanë muaj të tërë që kërkojnë fëmijët e tyre.

Pas deklarimit të politikës së tolerancës zero e para se metoda të bllokohej pas presionit politik dhe ligjor, 3 mijë të mitur të tjerë u ndanë nga prindërit apo kujdestarët e tyre ligjorë, me të cilët kishin kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. kjo politikë u ndaq gjatë kohës kur shtëpia e bardhë përballej me rritjen e numrit të emigrantëve që përpiqeshin të hynin në mënyrë të paligjshme, në gjysmën e parë të 2018-s, pas rënies së numrit një vit më parë. Fëmijët duhet të ndaheshin nga prindërit dhe dërgoheshin në kampe të menaxhuara nga autoritetet dhe më pas transferoheshin në shtëpitë e të afërmëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të rriturit duhet të arrestoheshin dhe akuzoheshin për hyrje të paligjshme në vend.

Metoda shkaktoi protesta të ashpra dhe u cilësua si një krim nga akivistët ndërkombëtarë. Me mijëra fëmijë mund të jenë ndarë nga prindërit e tyre gjatë fluksit të nisur në 2017-n. Sipas raportit të Deparamentit Amerikan të Shëndetësisë, zyra e refugjatëve kishte me dhjetëra ndoshta me qindra fëmijë për të cilët nuk ishte në dijeni se ishin ndarë nga familjet e tyre. Në këtë mënyrë përgënjështrohen deklaratat e mëparshme sipas të cilave sistemi ishte i qartë dhe transparent./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!