Ka vijuar edhe mbrëmjen e kësaj të shtune debati mes mamave në Dance Reality Show “T’ka mami yll” lidhur me profesionin e mamasë së Kristinës.
Javën e shkuar, kjo e fundit u shpreh se mamatë e tjera e kanë akuzuar se ajo punon kamariere, por nuk tregon. Ndërsa, këtë herë, ajo e ka përforcuar duke theksuar se nuk e shqetësojnë fare akuzat, por pse merren me jetën e saj.
“Mua nuk më shqetëson akuza, mua më shqetëson pse merren me jetën time. Edhe aq më keq nëpër kafene, në qoftë se kanë diçka ta thonë këtu”, u shpreh mami i Kristinës. /abcnews.al/